Fjalët prekëse të Agron Llakajt për Zef Dedën: Dhimbja është e madhe…

Aktori i humorit, Agron Llakaj mori pjesë sot në homazhet në nder të Zef Dedës.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Llakaj tha se ikja e Dedës ishte e parakohshme, ndërsa theksoi se ai la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut.

“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë.

Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda.

Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”, tha ai.

ObserverKult

Agron Llakaj

Lexo edhe:

LAJM I HIDHUR: NDAHET NGA JETA ZEF DEDA

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda u nda nga jeta në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do te mbahen homazhet në Teatrin “Migjeni”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU