Festivali i RTSH-së, tërhiqet nga gara edhe këngëtari i tretë

Kejsi Tola dhe Samanta Karavella ditë më parë u tërhoqën nga gara pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Por nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj e konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

Pas performancës në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së:

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”, – tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali./topchanel

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

KËNGËTARJA E NJOHUR TËRHIQET NGA GARA E FESTIVALIT TË KËNGËS NË RTSH

Kejsi Tola, një nga konkurrentet e Festivalit të Këngës në RTSH, është tërhequr nga gara.

Burime për Vip Magazine bënë me dije se këngëtarja ka hequr dorë nga konkurrimi, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtares.

Disa ditë më parë RTSH shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit.

Lista e plotë:

Besa Krasniqi – Esenciale

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult