Filmi “Sheets”, i regjisores Evi Gjoni, fiton çmimin e parë në Athinë

Filmi “Sheets”, i regjisores shqiptare Evi Gjoni, fiton çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin prestigjioz të Filmit në Athinë.

Suksesi në “Athens Short Film Festival” vjen pas çmimit të marrë më herët gjatë vitit 2023 në Festivalin e Filmit të Triestes.

“Sheets”, një film që përshkruan një botë utopike, në të cilën karantina e një pandemie të panjohur vazhdon prej shumë vitesh, është mbështetur për realizimin e tij nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Festivali i Filmit të Shkurtër të Athinës është një ngjarje vjetore që shërben si një vitrinë për shumë filma nga e gjitha bota.

Në edicionin e sapopërfunduar pati gjithsej 1.585 aplikime, mes të cilëve u përzgjodhën për t’u shfaqur 35 prej tyre./atsh


ObserverKult


Lexo edhe:

PARA SE TË SHFAQEJ NË KINO ARMATA, U DISKUTUA PËR FILMIN “NËNTORI I DYTË”

Në Kino Armata në Prishtinë është shfaqur së fundmi filmi “Nëntori i dytë”, dedikuar shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Nëntori i dytë”, është prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regjinë e Viktor Gjikës dhe skenar të Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit.

Në këtë film shfaqen përpjekjet dhe sakrificat e të parëve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


DO TË IKI… DHE DO TË MBES VETËM

Nga: Huan Ramon Himenes

Do të iki… Dhe do të mbeten zogjtë
me këngë në gojë,
do të mbetet kopshti im, pemët e gjelbra
dhe pusi në oborr.

Çdo pasdite qielli do të jetë i kaltër e i qetë
dhe fshati do të përtërihet çdo vit,
dhe n’atë kënd të kopshtit me lule e gëlqere
do të bredhë i përmalluar shpirti im.

ObserverKult