Etnomuzikologia Mikaela Minga ka botuar një libër dedikuar divës së muzikës, Vaçe Zelës.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka ndarë detaje nga ky botim, duke theksuar se rrëfen të gjithë jetën e këngëtares nga fëmijëria deri çmimet e rëndësishme të fituara.
Për këtë libër, Minga ka shtuar se e ka ndihmuar vajza e artistes, vëllai Hysni Zela dhe arkivi i Radio Televizionit Shqiptar. Sakaq, ka zbuluar se në fillim hezitoi ta shkruante këtë libër, pasi magjia e këngëtares është shumë e madhe.
“Ishte një ftesë që ma bëri Rita Petro. Janë një seri botimesh për personazhe të njohur që titullohen ‘Mua më quajnë’ nga shtëpia botuese ‘Albas’.
Ishin personazhe nga bota e shkencës, kulturës në përgjithësi në botë dhe ‘Albas’ ka zgjedhur edhe një seri të brendshme me figura përfaqësuese të kulturës shqiptare.
Të them të drejtën kur më ftoi të shkruaja për Vaçe Zelën ndjeva një lloj hezitimi, sepse nuk është e lehtë të shkruash për një protagoniste kaq të përveçme si ajo.
Edhe për më tepër ta sjellësh për një lexues të ri, domethënë në një prag adoleshence, kalimi nga fëmijëria në adoleshenca. Uroj të kem bërë një punë të mirë dhe të pëlqehet”.
“Është bërë një hulumtim specifik në fakt. Kam folur me vajzën e saj, me njerëz të cilët ajo ka bashkëpunuar.
Disa materiale të botuara që në fakt nuk janë shumë kur i mendon, por i kam bërë bashkë aty dhe të çmuara sidomos kanë qenë të dhënat që më dha vajza e vetë, sa i takon fëmijërisë, periudhës fillestare dhe gjithashtu njerëzit me të cilët ajo ka bashkëpunuar, duke përfshirë dhe vëllain e vetë Hysni Zelën.
Në përgjithësi i kam mbledhur të gjitha këto materiale. Sigurisht që dhe Arkivi i Radio Televizionit Shqiptar më ka mundësuar që të konsultojë disa intervista që ajo ka dhënë.
Kështu që mendoj që është bërë një profil i plotë dhe që normal ka gjëra për të shtuar”, u shpreh Minga./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGË QË S’HARROHET/ VAÇE ZELA: MOJ E BUKUR ARBËRI (TEKSTI & VIDEO)
Ju ftojmë ta dëgjoni një nga perlat e kënduara nga e madhja Vaçe Zela këngën “Moj e bukur Arbëri”
Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!
Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult