(Duke e parë një lagje të braktisur)
Të gjitha portat i mbyllën
si kanatet e dritareve anëdetit
para stuhisë me zhurinë
humbën si zogjtë e qyqes
me çelësat e varur në qafë
mola kohën brejti
dikush e humbi çelësin
e dikujt iu ndryshk dryri
bari i mbuloi varret
i mbuloi trarët
çfarë mortaje e zezë
e faroi këtë lagje të shkretë
pyet pikëllueshëm një dallëndyshe
e fluturimin s‘e ndali
deri në një tjetër pranverë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SADIK KRASNIQI: JETO DHE VDIS NATYRSHËM!
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Sadik Krasniqi.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Mjerë ai që nuk e ka idenë për lumturinë e përkryer, por edhe ai që këtë lumturi e ka vetëm si ide. Mendoj se kjo lumturi nuk është vetëm një transcendencë, por është një mrekulli e një çasti të përjetuar, çast ky që bëhet i përjetshëm deri në dritën e mbrame të momentit “mehr licht“. Mrekullia e kësaj lumturie mund të bjerë në akt të veçantë (edhe intim), në lindjen e fëmijës a marrjen e medaljes olimpike. Në tërë këto raste sikur shkrepë drita kozmike e lumturisë së përkryer.
Cila është frika juaj më e madhe?
Nga ndonjë e papritur makabre, kur të afërmit do të pikëlloheshin për gjendjen time e unë do i shikoja si një hut pa e ditur se kanë ardhur të më vizitojnë. Po edhe nga ndonjë tragjedi që do ma bënte zemrën e zezë nga mërzia.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Dua, respektoj dhe admiroj shumë persona të gjallë, por pa emra konkret, nga se mund të dëshpërojnë në ditën e fundit duke bërë pakt me djallin. ”Lërmëni të qetë, s’jam shok i autoriteteve!”- theksonte Majakovski…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU