Doli numri i ri i revistës letrare “Jeta e Re”

Posa ka dalë në qarkullim numri i tretë (i fundit për këtë vit) i revistës letrare të traditës “Jeta e re”.

Revista hapet me një ligjëratë të Pol Valerit me titullin ”Fjalë për poezinë”.
Ndërkaq, në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Rrokopylli” i Eqrem Bashës, “N’degë t’qarrit’ i Xhavit Beqirit, “Joan Filipi, autor-kult” i Azem Qazimit, ”Ëndërruar në gurë” i nobelistit Jon Frosse, “Përdorimi i përditshëm” i Alice Walker, “ Tetori im fashist” i Elio Vitotrini-t dhe “Merimanga” e Jan Jensen –it.

Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish prezentohen Shaip Beqiri, Gazmend Krasniqi, Sulejman Dërmaku dhe Arsim Kajtazi. Në numër të revistës me një intervistë vjen shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur Sabri Hamiti.

Rubrika e kritikës fillon me tekstin studimor të Ilir Brecës “Për ty të heshtunit asht lavd”, për vazhduar me “Imazhi poetik” të Muhamet Kërveshit, “Letërsia e ekzilit: Poema romantike arbëreshe” të Serafina Lajçit, “La cour et la ville” të Erich Auerbach-it dhe “Zani i poezisë ndë kuvendime njerëzore” të Mishael Oaleshott-it.

Në rubrikën Recensione janë prezentuar librat: “Forestina” e Kujtim Shalës, “Muzika e amullt”e Primo Shllakut, “Lakorja e ik’sit” e Eqrem Bashës, “Sëmundje dhe perëndi” e Gëzim Aliut dhe “Muzeu i mërzisë” e Shaip Beqirit.

Autorë të recensioneve janë: Gentiana Bajrami, Bujar Meholli, Halim Halimi, Rrezarta Morina dhe Leonora Hajra.

Përkthyesit që kontribuun në këtë numër të revistës janë: Alket Çani, Gëzim Aliu, Erion Karabolli, Ilir Breca, Arben Idrizi, Alfred Beka dhe Kujtim Mani.

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: NUK NDIEJMË SA DUHET… NA MUNGON NJERËZILLËKU…