Teksti i këngës “Pyete zemrën” e kënduar nga këngëtari Ilir Shaqiri
Hej ngado ika e shkova,
Ngado brodha nëpër botë,
Prap’ ndrinjët më kthejn’ te kjo tok’.
Hej e shoh nënën time, tek pjek bukët në çerep,
Pastaj na përkund me këng’ në djep,
Syt’ naj lan’ me uj’ bore,
E na flet në gjuh’ arb’rore,
Rritu djal’ si lisi n’mal,
Ti m’u bëfsh bir sikur Leka i Madh.
N’dasmat tona me tadora,
T’i vejm’ plisat bardh si bora,
Të dëgjoj çdo gur e lis,
Kët’ gjuh’ t’ëmbël, gjuh’ të përëndis’.
Pyete gjakun, pyete zemrën,
Pyete tokën, ku e hedh këmbën,
Pyeti lisat, përmbi kreshta,
Përshëndesin me dor’ n’zemër, tungjatjeta.
Hej se ç’më vjen të thrras,
Me zë burri të pisk’lloj,
Ta shprush gjakun, zemrën ta trazoj,
Hej n’gjitha gjuht’ e botës,
Dit’ për dit’ un’ ligjëroja,
Pastaj, natën, veç në shqip vajtoja.
Gjith’ rekanët kudo jeni,
Siç ka thën’ Josif Bageri,
Amanetet stërgjyshore,
Flasin shqip në gjuhën ton’ arb’rore.
Shtroni petkat me syngjer,
N’brigje t’rekës, n’mal përpjet’,
Eni t’bajm’ Bajram e Pashk’,
Se atdheun për jet’ e kemi bashk’…
Pyete gjakun, pyete zemrën,
Pyete tokën, ku e hedh këmbën,
Pyeti lisat, përmbi kreshta,
Përshëndesin me dor’ n’zemër, tungjatjeta.
Pyete gjakun, pyete zemrën,
Pyete tokën, ku e hedh këmbën,
Pyeti lisat, përmbi kreshta,
Përshëndesin me dor’ n’zemër, tungjatjeta.
Pyete gjakun, ndër damar,
Ai të thot’ se ti je shqiptar,
Kombi yn’ prej djellit lahet,
Shpat’ me i ra, në dysh ai kurr’ për jet’ nuk ndahet.
Shpat’ me i ra, në dysh ai kurr’ për jet’ nuk ndahet.
Klikoni për videon KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
SHPRESA BERISHA: TË DESHA ME HAKIKAT (TEKSTI DHE KËNGA)
Teksti i këngës “Të desha me hakikat” e kënduar nga Shpresa Berisha.
Të deshta me hakikate
të çmova mikeshë të shtrenjtë
mirëpo paskem qenë pa fat hej amon
ç’ma punove pa të drejtë.
Me gjithë zemër unë të deshta
si njëri me mirësi
disa herë unë të buzëqesh aj amon
me mallin e djalit të ri.
Një kujtim që ma ke dhanë
po e ruj me dashuni
do ta kujtojsh fukaran ej amon
me gjithëse m’ke marrë mëni.
Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult