Nata e tretë e Fest 62 ka shënuar një pikë kulminante, duke gërshetuar muzikën më të bukur shqiptare ndër vite në skenat e festivaleve, por edhe disa prej këngëve më të njohura në Eurosong që kanë bërë historinë e këtij eventi.
Gërshetimi i zërave të rinj pjesëmarrës në Fest 62 me këngëtarë të një brezi më të vjetër, dhanë edhe mesazhin e mbajtjes gjallë të këngëve, të cilat zgjojnë natyrshëm emocione dhe provokojnë nostalgji.
Disa prej këngëve të kënduara në skenën magjike të Fest 62, shërbyen edhe si homazh për disa personalitete që kanë kompozuar këngë të mrekullueshme për festivalet, si dhe tekstshkruesve të tyre, por që sot nuk ndodhen më mes nesh.
Ritmën, emocione, performanca mbreslënëse, mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e tokës, ishin disa prej kolonave kryesore mbi të cilat u mbështet nata e tretë e Festivalit.
Po në natën e tretë të Festivalit, juria ka përzgjedhur edhe zërat e rinj të cilët do të shkojnë në finalen e madhe të natës së katërt, ku do të zgjidhet kënga fituese e Fest 62, si dhe ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Kryetari i jurisë profesionale të Festivalit, Shpëtim Kushta, në emër të jurisë bëri publik edhe emrat që juria në fjalë përzgjodhi.
Këngëtarët që kalojnë në natën finale janë:
Shpat Deda, Irma Lepuri, Erina Seitllari, Peter Pan Quartet, Kleansa Susaj, Mikela Paluca, Martina Serreqi dhe Mal Retkoceri. /rtsh
ObserverKult
Lexo edhe:
PIER PAOLO PASOLINI: DITARI
Poezi nga Pier Paolo Pasolini
I rritur? Kurrë – kurrë -!
Bash si vetë ekzistenca
që nuk piqet kurrë
duke qëndruar gjithmonë e papjekur
nga dita e mrekullueshme në ditë të mrekullueshme –
unë sall mund t’i qëndroj besnik
monotonisë mahnitëse
të misterit.
Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk e kam braktisur
veten në lumturi,
kjo është arsyeja pse
në ankthin e mëkateve të mia
unë kurrë nuk jam prekur
nga pendimi i vërtetë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult