Gjurmët: Kur dielli perëndon (Teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Kur dielli perëndon” e kënduar nga Gjurmët

Meta gjithë ditën hijeve
Se m’thanë në hije rri
Etjen e shova krojeve
Krojeve ku pinë ti
E mira u raft-o hijeve
Qi mujtën me m’fresku
I kjart’ ardht’ uji krojeve
Se etjen ma kan’ shu

Po t’jemi bashk’ ne të dy
Do t’na shikjojn’ me zili
E do të na flasin nër sy
Sa duhemi unë e ti

Sa herë bjen dielli majave
E muzgut terri i l’shon
Sa kandshëm ju thrret’ deleve
Kur zanin nis e i l’shon

Besa u k’naqa hijeve
Gjith ditën tuj t’prit
Kur zanin ja l’shoj deleve
E ti përgjigje m’jep
Po t’jemi bashk’ na të dy
Do t’na shikjojn me zili
E do t’na flasin nër sy
Sa duhemi unë e ti

Po t’jemi bashk ne të dy
Do t’na shikjojn me zili
E do n’na flasin nër sy
Sa duheni unë e ti

Videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

SHPRESA BERISHA: TË DESHA ME HAKIKAT (TEKSTI DHE KËNGA)

Teksti i këngës “Të desha me hakikat” e kënduar nga Shpresa Berisha.

Të deshta me hakikate
të çmova mikeshë të shtrenjtë
mirëpo paskem qenë pa fat hej amon
ç’ma punove pa të drejtë.

Me gjithë zemër unë të deshta
si njëri me mirësi
disa herë unë të buzëqesh aj amon
me mallin e djalit të ri.

Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult