Blerim Latifi: Mizopatria – ndjenja e urrejtjes për vendin tënd, qysh erdhëm në këtë ditë?

blerim latifi duhani kaçak
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka komentuar kremtimin nga qytetarët e Kosovës të liberalizimit të vizave dhe dëshirën për largim nga shteti.

Latifi ka thënë se ekziston një term – mizopatria, që e përshkruan këtë ndjenjë të urrejtjes për vendin tënd.

“Qysh erdhëm në këtë ditë?” ka pyetur Latifi.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Celebrimi dhe kremtimi i largimit nga vendi është shenjë e qartë e asaj që autorët e lashtë e quanin mizopatria, ndjenja e urrejtjes për vendin tënd.
Qysh erdhëm në kët’ ditë?
Kush na e injektoi në psikikë mizopatrinë?
Nuk kam përgjigjje të gatshme në këto pyetje.
Veç një gjë dihet me siguri: derisa patriotizmi i krijon shtetet, mizopatria i vret ato. Në mënyrë të sigurtë. Asgjë nuk mbahet me zor në këtë botë. As liria.

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO NERUDA: TË DUE FORT…