Një letër dashurie e Eugenio Montale për Irma Brandeis-in, një dashuri e vulosur nga malli dhe largësia e përhershme.
Nga Eugenio Montale
1 dhjetor, 1933
E shtrenja ime Irma, të lutem, ma largo këtë dyshim, ti e di që të dua, më shumë se më parë, por në ditë të tillë si kjo e sotmja, kur mbetem pa një kumt, me të ftohtë të madh, plot telashe e melankoli, nuk arrij të të shoh – e shkapetem në terr si lakuriq nate.
Të kam shpirt e nuk të shoh.
Je gjallë?
Ekziston?
Çfarë po na kurdis ky fat i poshtër?
S’është çështje besimi; te ti kam besim dhe bekuar qoftë dita që të takova.
Por ndiej dobësinë time, ndiej humnerën e mijëra miljeve, ndiej padrejtësinë e shortit.
Nuk di se në ç’trazime jam zhytur, dhe prapë më duhet ta shtyj për ca ditë letrën e gjatë që të detyrohem.
Por po s’mora asnjë lajm tjetër prej teje, humbas në terr e pres… Dhe nuk guxoj të shkruaj…
Mos të të shkojë mendja kurrë për keq… dhe mos dysho kurrë.
Përktheu Aida Baro
ObserverKult
===================
Lexo edhe:
NUK JAM DUKE SHKALLUAR, JO… THJESHT VETËM PO E DASHUROJ ATË…
“Jo, mendoj për të çdo ditë. Mendimi i fundit para se të bie në gjumë. Mendimi i parë kur zgjohem. I flas vetes gjatë gjithë ditës për të. Edhe kur jam duke folur me dikë tjetër, madje, edhe tani që po flas me ty jam duke i folur vetes sime për të…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU