Ibrahim Rugova: Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi

Fahredin Spahija: Ibrahim Rugova

Janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes. Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.

Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:

– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.

– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.

– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.

– Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.

– Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.

– Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.

– Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.

– Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”

– Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70 për qind të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

– Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje.

Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.

– Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë. /rtv21

ObserverKult


Alda Merini

Lexo edhe:

ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…

Poezi nga Alda Merini

Ka gra,
por ka gra e gra…
E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.
Duhet t’i marrësh dhe kaq.
Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.
Duhet t’ua heqësh, me një përqafim që të lë pa frymë, ato frikërat për të cilat dinë të flasin vetëm një herë, me zë shumë shumë të ulët
Sepse kanë turp nga dobësitë e tyre dhe se, pasi t’i kenë treguar, tronditen – në një agoni të lehtë e të heshtur – nga mendimi se, duke zbuluar e rrëfyer anën e tyre të lehtë e njerëzore, në nevojë për atë të dreqosurin çast, do të shohin sesi do t’u kthesh kurrizin dhe [do të dëgjojnë] hapat e tu tek largohesh.
Prandaj merre dhe duaje.
Duaje të veshur dhe pa truk, se të zhveshura janë të mira të gjitha.
Duaje të pambrojtur dhe pa shtirje, se ti nuk e di sa shumë gjëra sytë
e një gruaje mund të fshehin pas hijes së lapsit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult