Odisea 14-vjeçare e lahutës/ Brahaj: Duhet të presim Kosovën të hyjë në UNESCO që të aplikojmë

Foto ilustrim

Studiuesi dhe koleksionisti, Jaho Brahaj ka bërë një rrëfim për instrumentin e lahutës, një ndër më të rëndësishmit në kulturën shqiptare.

“Lahuta mund të klasifikohet si instrument etnik i lirë, sepse ajo ka veçoritë e saja, është e pandashme nga një pasuri e jashtëzakonshme e etnisë tonë siç është Cikli i Kreshnikëve, si dhe shoqëruese e baladave dhe ka disa veçori, qoftë fizike, qoftë në mënyrën e të rënit, qoftë dhe në besimet dhe kultet që ka ajo, edhe ruhet nga kulti ynë”, u shpreh ai në emisionin “Pas Mesnate”.

Më tej, sa i përket aplikimit për UNESCO, pas 14 vitesh zvarritje, ai ka thënë se nuk duhet të nxitohemi, por të presim Kosovën që të hyjë në UNESCO që të aplikojmë.

“Ne duhet të presim që Kosova të pranohet në organizmat dhe organizatat ndërkombëtare, ndërkohë më e rëndësishmja që do pranohet ajo është UNESCO.

Edhe atëherë, së bashku Shqipëria dhe Kosova do ta paraqesin në UNESCO dhe siç kanë qenë kushtet para 12-13 vjetëve, janë të gjitha premisat që ajo do të shpallet pasuri.

Në qoftë se ne si Shqipëri do të nxitohemi dhe do ta paraqesim veçmas Kosovës, mendimi im është që ne do të bëjmë një gabim, sepse kjo është një pasuri si në Deçan, si në Dragobi dhe në rrethin e Bajram Currit, njëlloj i bien lahutës.

I ndan vetëm maja e malit dhe në qoftë se ne do të nxitohemi do të jetë e gabuar”, theksoi Brahaj.

Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

Jaho Brahaj

ObserverKult


Po përgatitem për preç zogaj

Lexo edhe:

PREÇ ZOGAJ: SOT GJITHË DITËN ZEMRA IME NUK ISHTE MIRË…

Sot gjithë ditën zemra ime e vogël.
zemra ime e fshehur nuk ishte mirë!
Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi.
Rrija në shtëpi. Ditë higjene
Dalim, më thosh im bir, dalim!
Të shkojmë në punë, në mbledhje, në këshill,
në treg, në spital, në Manati…

Dhe zemra ime kërcente djathtas!

Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi
sot gjithë ditën!
Në orën dhjetë dëgjova këshilla praktike
me temë: Arti i gatimit dhe kultura e ngrënies.
Kujtova me turp se shpesh ha në këmbë
si duke ikur.

Dhe zemra ime kërcente majtas!
Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi.
Telat u mbushën me tesha të lagura,
u duk se ballkonet pikonin lot,
e diela u la e u tha dhe uli qepallat,
në barkun e mbrëmjes java fërgëlloi si zog.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult