Letër e rrallë e dërguar shekuj më parë

Foto ilustrim

Shumë shekuj para shpikjes së shkrimit e këndimit, një grua e re i dërgoi të dashurit të saj një letër të përbërë nga një tufë çaji, barishte të thata, një mollë të kuqe, një kajsi të vyshkur, një copë qymyr, një trëndafil, një copë sheqeri, një guralec, një pendë skifteri dhe një arrë.

Letra e saj deshifrohej si më poshtë:

E kam të pamundur të vazhdoj të pij çaj krejt e vetme. Jam zbehur si bari i thatë pa ty dhe zemrën e kam si një frut i vyshkur. Fytyra më skuqet si mollë sa herë të sjell ndërmend dhe zemra më digjet si qymyr nga malli.

Ti je i bukur si trëndafili dhe i ëmbël si sheqeri, por zemrën e ke prej guri. Do të fluturoja drejt teje po të kisha flatra. Jam e jotja si një kokërr arrë në dorë.”

(Nga një përrallë e lashtë lindore)

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


diana zhiti

Lexo edhe:

DIANA ZHITI: A MUND TË DASHUROJË?

A mund të dashurojë?

Por ç’të të jap?

Kërkoj në brendësi të kështjellës
prej lagështie myshkur,
diçka, diçka të të fal.

Por ç’e do?

Rrangullat  kanë mbetur.
As mua nuk më hyjnë më në punë.
Tashmë përrenjtë janë përtharë,
shtrat guralecash për gjumë.

Po sikur të të falja shpirtin?

Por ç’e do?

Ka kohë që s’më përgjigjet.
Do t’ ketë dhënë shpirt dhe ai besoj.
Furtunat kthyer në heshtje të thellë
për pranvera më nuk flitet njësoj.

Ndoshta një trëndafil të të fal.

Por prapë,

ç’mund të hyjë në punë një ferrë.
Ky kopësht i ngjan xhunglës më shumë,
kur shkoj nëpër të, dhe mua më vjen frikë ,
më ngjan një skëterrë e pafund.

Merr at’here zëmrën .
E ç’më duhet.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult