Beatrice Zerbini: Shpëtomë…

beatrice zerbini

Nga Beatrice Zerbini

Zot,
pas saksive të luleve,
që këndon të kuqen
mbi çiklaminat
dhe u pëshpërit gjetheve
të krizantemave,

u mërmërit re të blerta
breshërimave të tua,

fryn pa dredha
mbi rropamën e fluturimeve,

eja më afër
dhe këtu para
e përqark dhe pa belbëzime;

shpëtomë më fort
se nuk të dëgjoj.

Ujdisi shqip:Rielna Paja

ObserverKult


Leon Lekaj
Leon Lekaj

Lexo edhe:

LEON LEKAJ: FLI VIOLINA IME

“Fli violina ime”, poezi nga Leon Lekaj

Tingujt e violinës kanë heshtur, s’bien më
Ka heshtur me ta dhe gëzimi im i mirë
Ka kohë që mes ëndrrash violina ime fle
Dhe unë me të të flija do kisha dëshirë

Lart mbi komo fle violina ime.
FLI! Se unë s’mundem të të zgjoj tani
Do derdheshin prej teje sa e sa kujtime
Ndaj violina ime, ti më mirë fli!

Do të zgjoj një ditë në një mëngjes të bardhë
Kur gzimi të jetë kthyer tek unë përsëri
Atëher’ kujtimet le të derdhen varg
Tani në mes ëndrrash, violina ime fli!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Ndoc Gjetja
Ndoc Gjetja – foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993

NDOC GJETJA: TI JE POEZI. TË TJERAT JANË PROZA…

Poezi nga Ndoc Gjetja

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
dhe para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza
Ti je poezia që s’bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult