Me një plagë në syrin e djathtë, historia e portretit të vetëm origjinal të Skënderbeut (Foto)

Gjergj Kastrioti ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Ndërkohë, me këtë rast, rikthejmë portretin mbi 500-vjeçar të Gjergj Kastriotit, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firencës, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë.

Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Barleti.

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, për habi të asaj kohe, ka autorë vëllezërit italianë Bellini.

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Galerinë Ufizzi në Firence, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet, do të kenë fatin të shohin nga afër fytyrën e heroit tonë, ashtu siç ka qenë.

/ oranews.tv/ObserverKult


ndre mjeda

Lexo edhe:

NDRE MJEDA PA CENSURË/ KULLI: JA PSE E RISOLLËM VEPRËN E TIJ POETIKE PAS 40 VITESH

Studiuesi Frano Kulli ka botuar veprën poetike autentike të Ndre Mjedës pas 40 vitesh. I ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, ai ka ndarë detajet nga ky botim, mbi të gjitha është ndalur dhe te arsyet pse ka zgjedhur ta botojë veprën e Mjedës pas kaq shumë vitesh.

Kulli ka theksuar se kjo vepër është e pacunguar dhe nuk ka asnjë nga mangësitë e kohës së dikurshme.

“Motivi i parë ka qenë ky që ju e theksuat, pasi për herë të dytë dhe të fundit, një botim i plotë, është ai që përgatit studiuesi Idrizi dhe botohet në 1988 në shtëpinë e vetme botuese të asaj kohe “Naim Frashëri”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


AJNE IBËRHYSAJ: VALËT E JETËS

Poezi nga Ajne Ibërhysaj

Kështu janë valët e jetës,
si ato rrugët e pambaruara
ku disa kalojnë mes sheshit të pritjeve
që s’kanë lidhje me stinët, me vitet
ku fjalët të ngjajnë si net të përgjumura.

Rrugët e jetës
janë baladë dhembjesh që ndryhen në shpirt
teatër ku secila pjesë e trupit vetëvritet
në Itakën e syve të tu të përhumbur

E kur fillon ta kuptosh veten
të ka mbetur veç foleja e vetmisë
lotët që ujitin faqet e librave
shi që kurrë nuk jepet hua
si sytë e tu shtegtarë.

Vjen një çast që e kupton
se ka dashuri të egër si urrejtja
ka urrejtje që nuk i ngjan asnjë dashurie
ka vajtim pa lot
kur harresa i vret kujtimet
me pendesë e trishtim të pa fund

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult