Teksti i këngës “Kthehu shpirt nga largësia” e kënduar nga Ramadan Krasniqi-Dani
Zemra ime mbeti e shkretë
nuk të pashë që sa e sa vjet
si një hije ike u trete
ah ta dija ku më mbete
kthehu shpirto nga largësia
kthemi prapë ëndrrat e mia
pa ty le të më fiket jeta
vetëm ti je e vërteta.
Zemra ime sa të dua
ku janë tash gërshetat e tua
e harrove këtë fole
ti që n’mua bëje be
kthehu shpirto nga largësia
kthemi prapë ëndrrat e mia
pa ty le të më fiket jeta
vetëm ti je e vërteta.
ObserverKult
Lexo edhe:
MIMOZA SELIMI: NDOSHTA KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)
Teksti i këngës “Falju zemrës” e kënduar nga Mimoza Selimi
Kjo zemër si një qelq i thyer
Po rri e pret e zhytur në vegim
Është e heshtur e vetmuar
Ka kohë që ti i ke munguar
Ashtu si dielli fshihet pas një reje
Ndoshta kthehesh prapë tek unë
Ashtu si dielli sërish lind
Mëngjesi natën e përpin
Ashtu dhe zemra ime pret të kthehesh ti
Kujtimi i saj po e lëndon
E malli yt po e pushton
Ky çast i pritjes pambarim e mundon
Ti ktheju zemrës
Mos e ler vetmuar
Mëngjesi nesër
Bashkë të na gjejë
Tekstin e këngës dhe videon mund ta shikoni KËTU:
ObserverKult