Ekspozita ”Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale në Tekstil” hapet më 29 shkurt në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Nga data 29 shkurt e deri më 28 prill në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të qëndrojë e hapur ekspozita ”Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale në Tekstil”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ekspozita “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale në Tekstil” është kuruar nga Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj. Kjo ekspozitë ka në qendër tekstilet, rëndësinë e tyre kulturore, origjinën, kuptimin dhe rolet e tyre në shoqëri.

ObserverKult


Lexo edhe:

JETA E THJESHTË E YLLIT TË “OPPENHEIMER”- LARG NGA KAMERAT, PA INTERNET E TELEFON

Ylli i “Oppenheimer”, Cillian Murphy po bën një jetë të qetë me gruan e tij dhe dy djemtë e tij, larg nga kamerat, pa internet dhe telefon.

Madje në deklaratat e tij, ai ka dhënë shumë pak informata për jetën e tij derisa ka theksuar se e urren famën. Ylli 47 vjeçar i “Oppenheimer”  vazhdon ta bëjë këtë jetë të qetë edhe tash kur filmi “Oppenheimer” është më i përfoluri.

Performanca e tij si J.Robert Oppenheimer e ka bërë atë si yllin më ‘hot’ në këtë kohë, ndërsa ai vazhdon të jetë ‘me këmbë në tokë’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult