Oppenheimer triumfoi në ceremoninë e dhënies së çmimeve Oscar, ku rrëmbeu shtatë çmime pas nominimit në 13 kategori.
Shtatë çmimet të cilat i ka rrëmbyer “Oppenheimer” janë për filmin më të mirë, editimin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë në rolin kryesor, rezultati më i mirë original, kinematografia më e mirë dhe aktori më i mirë në rolin dytësor.
“Poor Thing” dhe “The Zone of Interests” kanë performuar po ashtu mirë, dhe u vlerësuan me katër, gjegjësisht dy çmime. Ema Stone ka rrëmbyer çmimin për “Aktoren më të mirë” me rolin e saj në “Poor Things”. E kjo ngjalli pakënaqësi sepse shumica prisnin që këtë çmim ta fitojë Lily Gladstone.
Edhe politika zuri vend në mbrëmjen e Oscarit të mbajtur së fundmi, me protesta kundër Izraelit duke e bllokuar trafikun krejtësisht afër vendit ku ndaheshin çmimet. Fjalimet në mbrëmjen e Oscarit shërbyen edhe si thirrje për paqe në Gazë dhe Ukrainë.
Lista e gjatë e fytyrave të njohura publike ndihmuan në leximin e emrave fitues në këtë mbrëmje, duke filluar nga Al Pacino tek Michelle Yeoh Field.
Në anën tjetër fansat kanë “vërshuar “ me komente e fjalë përkrahje për aktoren Lily Gladstone, e cila sipas tyre duhej të ishte fituese e çmimit “Aktorja më e mirë “ për performancën si Mollie Kyle në flmin “Killers of the Flower Moon.
Ema Stone, e cila e fitoi këtë çmim me performancën e saj në “Poor Things” tha gjatë fjalimit të saj i tha këtfjalë për Lily Gladstone.
“Lily e ndaj këtë çmimi me ty”, tha Stone.
Që të dyja Stone dhe Gladstone fituan vlerësime për performancat e tyre në filma.
“Ema Stone është absolutisht e mrekullueshme në “Poor Thing” por Lily Gladstone në “Killers of the Flower Moon” është gjithmonë dhe do të jetë e mrekullueshme”, ka shkruar në rrjetet sociale, kritiku i filmit, David Ehrlich.
Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.
Ndërkohë, filmbërësi ukrainas Mstyslav Chernov, fituesi i çmimit për dokumentarin “20 ditë në Mariupol”, foli për politikën, gjegjësisht për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Rusia nuk do t’i okupojë kurrë qytetet tona”, tha ai. /Aljazeera.com
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: ASKUSH NUK E GJEN ASNJËHERË TË DUHURIN…
mishi mbulon ashtin
dhe ata vënë brenda
një mendje dhe
nganjëherë një shpirt,
dhe gratë bëjnë copat vazot
duke i përplasur në mure
dhe burrat pijnë
tej mase
dhe askush nuk e gjen atë
të duhurin
por vazhdojnë
të kërkojnë
duke u shtriqur
brenda dhe jashtë
shtretërve.
mishi mbulon
ashtin dhe mishi
kërkon
më shumë
se mishi.
nuk ka fare
asnjë shans:
ne jemi të gjithë të kurthuar
në një fat
të pashoq.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult