Teatri Kombëtar i Kosovës, së shpejti premiera e shfaqjes “Kamarja e turpit” e Ismail Kadaresë

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK) me datë 19 mars në orën 20:00 do të shfaqet premiera e shfaqjes “Kamarja e turpit” e autorit Ismail Kadare, me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji nga Kushtrim Koliqi.

Kështu ka njoftuar Teatri Kombëtar i Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi.

Ky është dramatizim i suksesshëm i librit të Ismail Kadare dhe është pjesë e asaj që nga studiuesit e veprës së tij quhet si “Pashallëqet e mëdha”, projekt i cili rrëfen një pjesë të historisë së Perandorisë Osmane.

Perandoria Osmane ka filluar të dobësohet ngaqë shtetet nën pushtimin e saj kanë nisur përpjekjet për pavarësi.

Për ta ruajtur pushtetin dhe imazhin në sytë e qytetarëve të vet, perandoria ka vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit kamaren e turpit: vendin ku do të ekspozohen kokat e tradhëtarëve që e gjithë bota t’i shohë.

Por një kokë paraqitet sfiduese për t’u kapur: ajo e kryerebelit shqiptar, 80-vjeçarit Ali Pashë Tepelenës.

Por Sulltani është në gjendje të bëjë çmos për ta kapur kokën e Ali Pashës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, shpreson se shqiptarët e të gjitha anëve do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij për t’iu bashkuar në luftë kundër perandorisë, ashtu siç bënë me Skënderbeun disa shekuj më parë.

ObserverKult


Lexo edhe:

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS NË PËRGATITJE TË PREMIERËS SË RE, “DITË VERE” SË SHPEJTI NË SKENË

“Ditë Vere” e autorit Sllavomir Mrozhek me regji të Kaltrim Balaj do të jetë premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pas shfaqjes “1984” të regjisorit Igor Mendjisky e cila u dha premierë me 30 shtator, “Ditë Vere” do të jetë shfaqja e radhës, premierë me 18 tetor.

Autor: Sllavomir Mrozhek
Regjisor: Kaltrim Balaj
Luajnë: Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Lumnije Sopi, Veton Osmani, Adhurim Demi, Naim Berisha

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


agim doçi unë e di mirë

AGIM DOÇI: HUMBA PRANVERËN

Nga Agim Doçi

I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, po kthehem prapë.

Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.

Sa iluzione njeriu ka,
jetë e veshtirë,
vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë.

Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam,
të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën,
djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult