Çertifikatomania apo të shtirurit intelektualçe…

kasam

Nga Kasam Shaqirvela

Çertifikatat më të mira, se çdo karton i dizajnuar bukur në formë “Mirënjohje” ose “Diplomë”, janë ballinat e librave ku shkruhet titulli i librit dhe emri e mbiemri i autorit që e ka shkruar librin…

Prandaj më e dobishme është t’i mbushim raftet tona dhe të bibliotekave me libra të cilët do të shërbejnë në ndritjen e trurit për të gjithë sesa vitrinat tona me çertifikata e mirënjohje personale “që kënaqin vetëm sytë tonë…”

S’ka individ që nuk kalon nëpër këtë fazë, por e keqja është se disa lëshojnë rrënjë aty..!

ObserverKult


Lexo edhe:

NAIME BEQIRAJ ME POEZINË “SI NANË E BI’ RRETH QAFE”- FITUESE E ÇMIMIT “PENA E FLAKËS 2024”

Poetja Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”, është fituese e Çmimit “Pena e Flakës”, aktivitet letrar që organizohet në kuadër të Manifestimit kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2024”, që flakëron përgjatë tërë muajit janar, në Gjilan. Në mënyrë simbolike, fitueses ia dorëzoi çmimin gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare.

Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me organizatën CCNO dhe me mbështetje të Drejtorisë Për Kulturë, Rini e Sport, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 20 poetë të përzgjedhur paraprakisht në bazë të thirrjes publike, i kanë lexuar poezitë e tyre në garë për çmimin “Pena e Flakës”

Në hapje të Orës Letrare, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të komunës, Alban Hyseni, i ka përshëndetur të pranishmit të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe begatim të kësaj ngjarje kulturore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult