Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”- fituese e Çmimit “Pena e Flakës 2024”

Poetja Naime Beqiraj me poezinë “Si nanë e bi’ rreth qafe”, është fituese e Çmimit “Pena e Flakës”, aktivitet letrar që organizohet në kuadër të Manifestimit kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2024”, që flakëron përgjatë tërë muajit janar, në Gjilan. Në mënyrë simbolike, fitueses ia dorëzoi çmimin gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare.

Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me organizatën CCNO dhe me mbështetje të Drejtorisë Për Kulturë, Rini e Sport, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 20 poetë të përzgjedhur paraprakisht në bazë të thirrjes publike, i kanë lexuar poezitë e tyre në garë për çmimin “Pena e Flakës”.

Në hapje të Orës Letrare, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të komunës, Alban Hyseni, i ka përshëndetur të pranishmit të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe begatim të kësaj ngjarje kulturore.

Ajo ka thënë se kështu po përmbushet synimi i këtij manifestimi që të ofrojë para publikut gjilanas të arriturat origjinale të vitit të fundit, në shtyllat kryesore të krijimtarisë artistike, duke nderuar e përkujtuar “Janarët” tanë të flakët, si kujtim për 17 Janarin e krye-heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 17 janarin e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për Janarin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si kujtim dhe kushtrim i vazhdimit të luftës për liri, dëshmorët e Kosovës të rënë në janarët e përgjakshëm, e deri në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra figurave emblematike të përpjekjeve tona për liri.

Nënkryetarja Morina Bunjaku tha tutje se tashmë jemi në ditë ne fundit të manifestimit të “Flakës…”, për vitin 2024, teksa kemi përmbyllur suksesshëm aktivitetet në shtyllat tjera, sot me “Penën e Flakës”, po e përmbylli me shumë sukses edhe këtë pjesë derisa edhe i tërë ky organizim i jashtëzakonshëm i Manifestimit, në këtë mënyrë do të përmbyllet suksesshëm, duke e bërë Gjilanin, jo vetëm qendër, por kryeqendër të kulturës dhe artit shqiptar, për gati një muaj.

Përndryshe në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, i lexuan poezitë e tyre këta poetë konkurrues: Alketë Spahiu – Dialog me fustanat, Arsim Halili (jashtë konkurrencës) – Stinëve të trembura në mjegull, Diella Çitaku – Zhveshja e ditës, Dhimitër Pojanaku – Dëbora e burgosur, Elesa Halimi – Kosovë, toka ime e bukur, Emrah Bilalli – Gjysma e asaj që nuk jemi, Erdonitë Hebibi – Adi me më dasht, Farida Ramadani – Botë me dhimbje, Ibush Vishi – I ngritur me yje, (Kasam Shaqirvela – Plagëve të atdheut – mungoi), Melos Selmani – Për ty Gjilan, Mirjetë Berisha – Eja si serenadë, Naime Beqiraj – Si nanë e bi’ rreth qafe, Nurie Baduni – Duet i heshtur, Preng Maca – Zogjtë, Ramë Oraca – Arka e drunjtë, Selvete Abdullahu – Paqja e vonuar, Shqipe Hasani – E bekuar grua, Shyrete Demaj – Ku flenë perënditë, Zanë Mali – Derisa t’jetosh në mua.

Në këtë edicion të 33-të, të “Flaka e Janarit” të gjithë të pranishmit u nderuan me prezencën e mjeshtrit të letërsisë, Ismajl Kadare dhe bashkëshortes, Helena Kadare.

Të gjitha poezitë e lexuara u përcollën nën tingujt magjik të violonçelit, falë duarve të arta të profesoreshës Arzije Jusufi.

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Sarë Gjergji, Albina Idrizi dhe Arsim Halili përzgjodhën poezinë fituese të Orës, që doli të jetë poezia “Si nanë e bi’ rreth qafe” e poetes Naime Beqiraj, të cilës çmimi “Pena e Flakë”, do t’i dorëzohet në “Gala Mbrëmje”.

Përndryshe, pjesë e aktivitetit ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrat të “Flakës së Janarit 2024”.

Emin Azemi nga juria e konkursit vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë. Pra, Juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha ka bërë këtë vlerësim:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: Etyd për violonçel, shifra Arbereshja

Shpërblimi i dytë poezisë: Në emër të atit, shifra Tenebris Hospes

Shpërblimi i tretë poezisë: Ti nuk e di, prandaj flet, shifra Ezra

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit “Në autobus”, pa shifër

Shpërblimi i dytë: Maria Rosseti, Gjon – Luigji

Shpërblimi i tretë: Hija, shifra “Kënga e shiut”

Përndryshe, manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2024”, është përmbyllur mbrëmë me “Gala Mbrëmjen”. / rajonipress

ObserverKult


odise plaku nevojë

Lexo edhe:

ODISE PLAKU: HARROVA MBRËMJEN QË IKU, HARROVA QË KISHA QARË…

Poezi nga Odise Plaku

Në rrugën që mora dhe eca ditë e natë,
me shpresën nëpër krahë të mos mbetesha i ngratë.
Dhe kur dielli  më erdhi në sy porsi një zjarr,
harrova mbrëmjen që iku, harrova që kisha qarë.

Kërkova nëpër arka të gjeja një kujtim,
të zgjohem nga gjumi i vdekjes, të qeshi shpirti im.
Të zihen nëpër rrugë të ikurat përqafime,
të rrahë mes çmendurisë për ty kjo zemra ime.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ERICH KÄSTNER: ROMANCË E NJË LLOJI TJETËR

Ata e njihnin njëri-tjetrin prej tetë vitesh
(e njëri- tjetrin mund të thuash se e njihnin mirë),
Befas dashurisë i erdhi fundi.
ashtu si nje kapele e shtrenjtë, papritmas shitet lirë…

Ndiheshin bosh por shtireshin krejt ndryshe,
provonin puthje sikur asgjë të mos kish ngjarë
vështronin njëri-tjetrin e nuk dinin ç’të bënin,
derisa ajo plasi në të qarë.

Në sfond lundronin anijet
diku dëgjohej muzikë
Ai përmendi se ora qe katër
Fiks koha kafenë për të pirë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult