Veriu është i njohur për pasurinë e këngës popullore. Ju sjellim dy prej tyre sa për rikujtesë të tingullit, melodiozitetit dhe pasurisë artistike që bartin.
Ju ftojmë t’i dëgjoni:
Ku po shkon me drapën në dorë
Ku po shkon me drapën n’dorë
moj e mira vetull hollë
Ku po shkon me drapën n’dorë?
moj e mira vetull hollë
Shkoj të korr unë more djalë
gruri hapet valë e valë
nëpër kallza gruri i ri
po shkëlqen sot porsi flori
Ndalu pak t’i them dy fjalë
moj e mira faqebardhë
Ndalu pak t’i them dy fjalë
moj e mira faqebardhë
Fjalët e tua more djalë
mi tha mue zogu i bardhë
në pranverë kur molla çel
këndon zogu mbi një degë
çikë tropoje bardh si bora
hije t’ka drapni ke dora
çikë tropoje bardh si bora
hije t’ka drapni ke dora
Do punojmë bashkë të dy
nji ylber na ndrin në sy
Do punojmë bashkë të dy
nji ylber na ndrin në sy.
Ma ka luejt djali kapuçin
Oh, hajt bre nanë mi qite ment-e
qysh po m’thue me i mjelë dhentë-e
Jam mërzitshëm e jam për ngutshëm-e
ma ka lujt oh djali kapuçin
ma ka lujt, oh ma ka qit nji vetull
kurrë s’e la oh me ta pa u përpjekun.
Oh, mori çikê oh me sytë e zij-e
fort marak oh jam ba në ty-e
fort marak oh jam ba në ty-e
oh me të thirrë n’emën
emrin oh s’ta dij-e!
Me t’thirrë n’emën
emrin s’ta dijë-e
oh me të lypë në shpi
se unë kam oh ma hije-e.
Oh lypëm djalë dert mos kije
oh thirrëm djalë, oh dada Hajrie
Kur takohem oh unë e tije
po na knojnë bylbylat mijë-e
mijë bylbylat sa mirë këndojnë-e
oh more të lumët na oh për shoqi-shojnë
oh hej!
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZI KUSHTUAR TOS BAXHAKUT NGA SANDËR ÇIPA: TAKOHEMI PA QENË!