Më 15 prill në Galerinë e Ministrisë hapet ekspozita “A4 Print”

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë më 15 prill duke filluar nga ora 20:00 do të hapet ekspozita personale e Edi Hila e kuruar nga Shkëlzen Maliqi me titull “A4 Print”.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si maketa për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme.

Në renditjen ontologjike të ngjizjes së imazheve, letrat e formatit A4 kanë status thuajse primordial në regjistrimin e fenomeneve të paraqites në to, të realizuara përmes një procesi ku syri, truri, fokuset e kuadrimeve dhe momentet e shkrepjeve të foto-aparatit në dorën e artistit, përbëjnë një zinxhir ingjenioz të skenimit kreativ me pamje nga Shqipëria, si një vend me tranzicion tejet të habitshëm.

Në procesin krijues të artistit, si dhe në gjenezën e pikturave ku regjistrohen fragmentet e gjendjeve të një realiteti lëvizës, që tanimë është zhdukur ose po transformohet, këto pamje e kanë rëndësinë primordiale.

Kështu që, në opusin e autorit, ato bëhen jo vetëm plotësim, por edhe të barazvlerëshme me pikturat.

Përndryshe, ekspozita e cila do të hapet me 15 prill do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË GALERINË E MINISTRISË SË KULTURËS DO TË HAPET EKSPOZITA “SHTEGTIME” E VALBONA ZHERKËS

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës me datë 28 shkurt do të hapet ekspozita personale e Valbona Zherkës. Kjo ekspozitë është kuruar na Vesa Sahatçiu me titull “Shtegtime”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).  

Ekspozita “Shtegtime” paraqet një eksplorim të zhvillimit të saj stilistik ndër vite, duke u fokusuar posaçërisht në punën e saj si një proces.

Një praktikë që në shumë mënyra përcakton veprën e saj (si pikturë ashtu edhe tapiceri). Po ashtu e bën këtë vepër meditative dhe ritualistike.

Kjo ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë. 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult