Hapet Pavijoni i Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit në Venecia

Hapja e Pavijonit të Kosovës për media mbahet nesër (18 prill) duke filluar nga ora 14:00 ndërsa inaugurimi i Pavijonit të Kosovës mbahet po ashtu nesër por nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit).

Pavijoni i Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia përfaqësohet nga artistja Doruntina Kastrati dhe projekti i saj artistik titulluar “Heshtjet Kumbues të Metalit dhe Lëkurës”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Ky projekt ka për komisionere Hana Halilaj, kuratore pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

 ObserverKult


Lexo edhe:

PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS HAPET MË 18 PRILL

Artistja Doruntina Kastrati dhe kuratorja Erëmirë Krasniqi këtë vit do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me instalacionin skulpturor “Heshtjet Kumbuese…”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar detajet e mbajtjes së kësaj ngjarje.

Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00. Ndërsa inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


HAPET ZYRTARISHT PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS, HAJRULLA ÇEKU E KONSIDERON TË RËNDËSISHËM PËR DIPLOMACINË KULTURORE

Republika e Kosovës për herë të tetë do të marrë pjesë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venecias me një projekt të artistes Doruntina Kastrati të titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”. Kjo ekspozitë është kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj

Në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja ka propozuar një instalacion skulpturor. Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike. Po ashtu ato politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult