Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Artistja Doruntina Kastrati dhe kuratorja Erëmirë Krasniqi këtë vit do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me instalacionin skulpturor “Heshtjet Kumbuese…”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar detajet e mbajtjes së kësaj ngjarje.

Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00. Ndërsa inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit).

“Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” ka për komisionere Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Përndryshe siç është cekur në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET ZYRTARISHT PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS, HAJRULLA ÇEKU E KONSIDERON TË RËNDËSISHËM PËR DIPLOMACINË KULTURORE

Republika e Kosovës për herë të tetë do të marrë pjesë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venecias me një projekt të artistes Doruntina Kastrati të titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, raporton Ekonomia Online.

Në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja ka propozuar një instalacion skulpturor. Siç ceket në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar. Pabarazitë në vendin e punës.

Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike dhe politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se përzgjedhja është bërë nga një juri profesionale vendore e ndërkombëtare.

“Më 18 prill të këtij viti hapen dyert e Pavijonit të Kosovës për adhuruesit e artit. Kjo për të parë përfaqësimin artistik të vendit tonë një nga ngjarjet të nivelit më të lartë botërorë.

Ministria e Kulturës tash e dy vite bën përzgjedhjen e artistit përfaqësues të Republikës së Kosovës. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult