Nga data 26 deri më 29 prill, Kori Siparantum me dirigjent Memli Kelmendin do të përfaqësojë Kosovën në garën e madhe “European Festival for Young People” në Neerpelt të Belgjikës, bashkë me 93 kore nga 19 shtete të botës.
Kori do të garojë në kategorinë “G” dhe do të paraqesë këto vepra:
- “Me nji lule” (with a Flower) – Memli Kelmendi
- “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari
- “Ta na Solbici” – Samo Vovk
- “Atsalums” (Coldness) – Jēkabs Jančevskis
- “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi
Gara do të mbahet me datë 27 prill 2024, rreth orës 14:00 në CC Palethe Overpelt. Ndërsa rezultatet e jurisë do të shpallën me 27 prill në ora 17:30 në Sporthal Dommelhof.
Detajet në përgjithësi lidhur me biletat, mund t’i kuptoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.emj.be/tickets
ObserverKult
Lexo edhe:
MEMLI KELMENDI ZGJEDHET ANËTAR I KËSHILLIT BOTËROR TË KOREVE
Dirigjenti Memli Kelmendi është zgjedhur anëtar i Këshillit Botëror të Koreve apo “World Choir Council”.
Anëtarësimi i Kelmendit nënkupton që Kosova për herë të parë do të ketë një përfaqësues në rrjetin më të madh të koreve.
Kjo në mesin e 80 shteteve nga mbarë bota.
Këshilli Botëror i Koreve është bordi më i lartë ndërkombëtar këshillimor i rrjetit “Interkultur” për çështje artistike.
Interkultur” është një rrjet i organizatave jofitimprurëse që ndjekin një interes të përbashkët për të mbështetur kulturën.
Pra kulturën në nivel ndërkombëtar. Është themeluar në vitin 1990 nga gjermani Gunter Titsch. Një këngëtar kori i pasionuar.
Aty tregohet se ideja për të krijuar një ngjarje si “Lojërat Botërore të Korit” bazohet në idealet e Lojërave Olimpike.
Dirigjenti dhe kompozitori Memli Kelmendi ka thënë se e konsideron këtë lajm shumë të rëndësishëm. Kjo pasi që sipas tij, kjo nënkupton që edhe Kosova është bërë pjesë e “Interkultur”-it për herë të parë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult