Filmi “Rrugës” e përfaqëson Kosovën në Festivalin e Kanës/ Kryeministri Kurti: Suksese në konkurrencën e këtij viti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar regjisorin Samir Karahoda i cili sivjet mer pjesë me filmin “Rrugës” në Festivalin e Filmit të Kanës, brenda konkurencës së filmit të metrazhit të shkurtër në edicionin e 77-të.

Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, Karahoda po merr pjesë edhe sivjet në këtë Festival, pra për herë të dytë.
Karahoda është regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës.

Filmi “Rrugës” është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dytë kanë zhvilluar në veturë gjatë rrugës për në aeroport.

Kurti i ka uruar suksese krejt atyre që e kanë realizuar këtë film, ndërsa ka treguar se pak muaj më parë e ka vizituar ekipin që e ka realizuar këtë film dhe e ka parë nga afër punën për montazhën e filmit.

“Mironi bashkë me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhën e filmit e ka kryer Enis Saraçi, të cilin e kam vizituar në studio në muajin shkurt, përderisa e montonte filmin bashkë me Samirin. Urime Samirit, Mironit, Ylberit, Erollit, Enisit dhe Labinotit, e shumë suksese në konkurrencën e këtij viti”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, “Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.



ObserverKult


Filmi “Luaneshat e Kodrës”

Lexo edhe:

FILMI “LUANESHAT E KODRËS”, PREMIERË HISTORIKE NË FESTIVALIN E KANËS

Filmi “Luaneshat e Kodrës” nga Luana Bajrami shfaqi premierën në kuadër të programit Directors’ Fortnight të Festivalit të Kanës. Ky është filmi i parë i gjatë i bashkëprodhuar nga Kosova e Franca dhe i xhiruar në Kosovë që shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.

Directors’ Fortnight është program shumë i rëndësishëm i Kanës që ka ndikuar shumë në kinemanë bashkëkohore dhe ka kontribuar në evoluimin e gjuhës së filmit botëror, duke shfaqur filma të regjisorëve të njohur si Werner Herzog, Rainer Werner Fassbinder, Nagisa Oshima, George Lucas, Martin Scorsese, Chantal Akerman, Jim Jarmusch, Michael Haneke, Spike Lee, Naomi Kawase, Jean-Pierre and Luc Dardenne, dhe Sofia Coppola.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult