Bashkë me treshin është më i rëndësishmi i numrave të shenjtë në traditën e kulturave të lashta orientale. Në literaturën akadiko- sumerike përmenden shtatë demonët që janë paraqitur nga shtatë maja dhe manifestohen në costelacionin e Plejadave.
Nga Zija Vukaj
Tek hebrenjtë konceptimi oriental i shtatës realizohet në formën e shandanit me shtatë krahë (menorah) që shpie ndoshta sa në ndarjen në katër pjesë të orbitës së Hënës, që zgjat 28 ditë, aq në shtatë planete. Pastaj shtata është shumë e rëndësishme në “Apokalipsin e Gjonit” (ku flitet për shtatë kishat, shtatë brirët e dragonit të përbindshëm, shtatë kupat e zemërimit në “Librin e shtatë vulave”).
Shkatërrimi që i detyrohet zemërimit hyjnor, është i lidhur me një episod të njohur që ka të bëjë me shtatën, i nxjerrë nga “Testamenti i Vjetër”: shtatë priftërinj me shtatë tromba prej briri dashi (shofar) bënë për shtatë ditë rrotullimin rreth murit të Jerikut në Palestinë. Të shtatën ditë bënë shtatë xhiro përreth qytetit; pastaj, në thirrjen për luftë të izraelitëve muret u shembën (Giosué, 6, 6- 20).
Në Persinë e lashtë nderoheshin “shtatë shenjtorët e pavdekshëm”, shtatë shpirtra të epërm (Amesha Spenta), në zjarrputizëm: mendimi i mirë, ligji më i mirë, mbretëria e dëshiruar e Zotit, mëshira e shenjtë, integriteti i përsosur, pavdekësia që kthen rininë, bindja.
Në Evropën mesjetare konsideroheshin shumë grupet e shtatës: ishin shtatë dhuratat e Shpirtit të Shenjtë të paraqitura prej artit gotik në formën e pëllumbeshave. Përveç kësaj, shtatë ishin virtytet: arti, shkenca, sakramentet, mosha e jetës së njeriut, mëkatet kapitale, kërkesat e shprehura në tënzot.
Në Kinën e Lashtë shtata i shoqërohej, si numër tek, parimit mashkullor të “yang” (yin- yang); ndërsa shprehte rendin e viteve të jetës së gruas: pas periudhës së parë të formuar nga dy herë prej shtatë vitesh fillon rruga e “yin” (menstruacioni i parë) dhe pas një periudhe prej shtatë herë nga shtatë vjet kjo jetë ka përfunduar (klimaksi).
Përsëritje për shtatë here e shtatë ditëve ishte po ashtu e rëndësishme në kultin e të vdekurve, nga momenti që çdo shtaë ditë pas vdekjes (deri në ditën e 49-të) organizoheshin festime e sakrifica në kujtim të të vdekurit. Ditën e shtatë të muajit të shtatë mbahej edhe një festë e madhe për nder të grave të reja dhe të vajzave.
Konceptimi i shtatës që i referohet shtatë planetëve dhe që ka mundësi të na çojë në një ndikim të kulturës indiane mbi Kinën, është në këtë vend më pak tradicional i konceptit më të lashtë, sipas të cilit, vetëm pesë ishin planetët- perëndi të fatit.
Shprehja gjermane “böse Sieben”, pra “shtata e keqe” (në kuptimin “shamataxheshë”, grindavece) mund ta ketë zanafillën në “derën e shtatë” të oroskopit (martesa) që tregon një aspekt grindjesh të ardhme ose, në kuptimin më të përgjithshëm, shtatës që në një lojë të vjetër me letra sillte imazhin e djallit dhe mund të fitonte të gjitha letrat e tjera.
Kësaj sfere të kuptimeve simbolike i përket edhe personazhi për të cilin flet Ungjilli sipas Lukës (8, 2), Maria Madalena, “nga i cili kishin dalë shtatë demonë”.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
TRURI I NJERIUT ËSHTË RRITUR ME 7% QË NGA VITI 1930/ IQ KA RËNË…
HISTORIA E NJË FOTOGRAFIE TË VITIT 1979, KUR SHQIPËRIA ISHTE KOMUNISTE