Poezi nga Jim Morrison
Idetë më të mira më vijnë kur
telefoni cingëron dhe cingëron. S’është kënaqësi
Të ndihesh si budalla – kur të ka braktisur
e dashura. Një humbje e re për kokën time:
Zotërim. Unë krijoj shpatën time
Damaskiane. S’kam bërë asgjë me kohë.
Një fëmijë i vogël kapardiset me këshillin pedagogjik
duke luajtur me Revolucionin. Derisa jashtë
Bota pret dhe mizëron me banda të mëdha
të vrasësve dhe me të çmendurit e vërtetë. Duke u varë
prej dritareve sikur të thoshin: Jam i guximshëm –
A më doni? Vetëm për sonte.
Sall Për Një Natë. Një qen hungëron dhe kuis
para derës së xhamtë rrotulluese (pse s’mundem të jem
unë aty?) Një mace ulërin. Motori i veturës
shpejton dhe garon tërthorazi – kopjativës së thatë
e të çjerrur të protestit. E mënjanoj librin
-dhe ia filloj librit tim.
E dua atë vashë të trashë.
Kur do t’më vijë AJO këtu?
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: