Qerim Vrioni: Parashqevi Sahatçi- zonja e fotografisë

Nga libri-album i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni “Miq në 50 foto”, ku imazhet janë shoqëruar me përshkrimet e çasteve të fotografimit dhe jetëshkrimit të personazheve të përzgjedhura nga bota e artit dhe kulturës, kemi zgjedhur për ju, prezentimin që z. Vrioni ia ka bërë fotografes, Parashqevi Sahatçi.

Ju ftojmë ta lexoni historinë e fotografisë:

Nga Qerim Vrioni

Po të pres nesër tek Turizmi i Beratit, -më tha Parashqevi (Salepi) Sahatçi (Berat, 1933) në telefon atë mbasdite. Ajo prej kohësh njihej në publik si fotografe, koleksioniste dhe studiuese e pasionuar e historisë së Beratit.

Për të kisha lexuar dhe shikuar albume fotografish, të sajat dhe të historisë së qytetit të saj. Gjithsesi, më brente kurreshtja e natyrshme për ta takuar e biseduar.

Ditën tjetër, mbërrita në qytet rreth orës 10 dhe e gjeta zonjën e nderuar në verandën e lokalit të njohur, duke tymosur një cigare. Edhe pse nuk e kisha takuar më herët, e dallova menjëherë.

Filluam sakaq bisedën, kryesisht për fotografinë në përgjithësi dhe të Beratit në veçanti, fushat të cilat na lidhnin, por edhe për historinë e qytetit të një mbi një dritareve.

Atë ditë kisha marrë me vete edhe një kopje të librit tim të dytë, “150 vjet Fotografi Shqiptare”, të botuar në vitin 2009. Pasi diskutuam mbi temat e parazgjedhura, i dhurova edhe librin, pa harruar t’i shkruaj me kënaqësi edhe autografin.

Ajo nisi në çast të shfletonte librin dhe biseda e preu vijimin e rrjedhës së saj, sepse herë pas here Zonja e Fotografisë hidhte ndonje fjali për ato që shihte.

Kënaqësia e koleksionistes u rrit dukshëm kur arriti te pjesa e fundit e librit Album i Fotografisë Shqiptare. Gjatë shfletimit të faqeve, thuajse për secilën prej fotove thoshte diçka. Kjo vazhdoi deri kur gjeti dhe ndaloi te fotoja e bashkëqytetarit të saj, fotografit Ilia Xhimitiku, me titull “Berat, 1936”.

Sapo i shpjegova ngjarjen dhe kohën e fotos, ajo nisi të gjente disa emra të njerëzve brenda saj, midis tyre edhe një paraardhës të familjes së saj.

“Kjo foto, -tha ajo është një krenari për qytetin tonë, se aty po nderohen dy atdhetarë që nuk kanë asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Beratin, përveç shqiptarizmës.”

E mbajti gjatë hapur faqen ku ishte fotoja simbol e Beratit, i takonte vëmendja e shtuar, sepse edhe ajo po kthehej në një simbol i fotografisë në Berat. Në një nga çastet e fotografova, ajo ishte tërësisht e përqendruar te fotoja.

Ishte tetor i viti 2012.

ObserverKult


Lexo edhe:

QERIM VRIONI: POETI DHE KINEASTI, PETRIT RUKA

Nga libri-album i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni “Miq në 50 foto”, ku imazhet janë shoqëruar me përshkrimet e çasteve të fotografimit dhe jetëshkrimit të personazheve të përzgjedhura nga bota e artit dhe kulturës, kemi zgjedhur për ju, prezentimin që z. Vrioni ia ka bërë poetit dhe kineastit, Petrit Ruka.

Ju ftojmë ta lexoni historinë e fotografisë:

Emrin e Petrit Rukës (Tepelenë, 1954 – Tiranë, 2021) e kam hasur shumë vite më parë në faqet e gazetës “Drita” me poezi të frymëzuara lirike.

Nga Qerim Vrioni

Petriti ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në UT. Më vonë, gjatë 1985-86, studioi për dramaturgji filmike në ILA.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


QERIM VRIONI: MIRËNJOHJE PËR REGJISORIN VIKTOR GJIKA

Nga libri-album i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni “Miq në 50 foto”, ku imazhet janë shoqëruar me përshkrimet e çasteve të fotografimit dhe jetëshkrimit të personazheve të përzgjedhura nga bota e artit dhe kulturës, kemi zgjedhur për ju, prezentimin që z. Vrioni ia ka bërë Viktor Gjikës.

Ju ftojmë ta lexoni historinë e fotografisë:

Kjo foto daton pranverën e vitit 2005 në një lokal, bar–kafe, i cili ndodhet diku poshtë Malit të Dajtit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult