Nga Honore de Balzak
“…-Ah, po të isha i pasur, po të kisha ruajtur pasurinë time, në qoftë se nuk do t’ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet dhe me të puthurat e tyre! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, disa shërbëtorë, zjarr për veten time për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha këto.
Ndërsa tani asgjë! Paraja t’i jep të gjitha, edhe vajzat. Oh! Paratë e mia, ku janë ato? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të mendonin për mua, do të më përkujdeseshin, ndërsa unë do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, biri im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerimin tim!
Të paktën, kur e duan një fantazi, ai është shumë i sigurtë që e duan. Jo, po të desha të isha i pasur; do t’i kisha parë për besë, kushedi? Ato të dyja i kanë fare zemrat prej shkëmbi. Kaq e shumtë ishte dashuria ime për to, saqë atyre s’i mbetej një e tillë për mua…. Gjithçka ka patur dinakërinë e vet dhe më ka përshkruar zemrën. E shihja mirë mirë që kjo ishte me shtirje; por sëmundja qe pa ilaç…”
Shkëputur nga “Xha Gorioi” i Honore de Balzak
ObserverKult
Lexo edhe: