Sot u nda nga jeta poeti dhe tekstshkruesi i njohur Agim Doçi. Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, ju sjellim të lexuar nga Engjëllusha Alla, poezinë e Doçit ” Kisha shumë kohë që kisha vdekur”.
Poezi nga Agim Doçi
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…
.
Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
.
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…
.
Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!
ObserverKult
Kliko edhe:
MIQTË TË PREKUR NGA VDEKJA E AGIM DOÇIT: “IKE MIK, SHPIRTI YT I LIRË NUK PRANONTE KOMPROMISE…”