Një koment për ata që po vjellin vrer edhe në vdekjen e Ismail Kadaresë

Ismail Kadare

Nga Kreshnik Spahiu

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrer, mallkime, fyerje, ofendime apo ngazëllime:

– Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.

– Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre.

– Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.

– Janë ata që në emër të antikomunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Evropë.

– Janë ata që merren me jetën private të tjerëve, por familjet tyre i kanë degraduar.

– Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.

– Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.

– Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.

– Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.

– Janë ata që kanë jetuan të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.

– ⁠Janë ata që shpirtin e kanë plot mllef dhe gojën plot helm.

– Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër dhe mbushin fletët e grisura me fara kungulli.

Lamtumirë o shqiptar i madh, por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.

ObserverKult


Lexo edhe:

BLENDI FEVZIU: ISMAIL KADARE TË VARROSET PRANË VËLLEZËRVE FRASHËRI TE KODRAT E LIQENIT