Pas premierës së madhe në Kanë dhe shfaqjes në festivale të ndryshme, filmi i shkurtër “Rrugës” i Samir Karahodës do të përfaqësojë kinematografinë e Kosovës në edicionin e 30-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një nga ngjarjet më të mëdha të filmit në rajon.
“Rrugës” do të jetë pjesë e programit të filmit të shkurtër ku 12 filma do të garojnë për “Zemrën e Sarajevës” në këtë kategori.
Ky është filmi i tretë i Karahodës që garon për “Zemrën e Sarajevës”, ku me filmin “Pa vend” në vitin 2022 ishte shpërblyer me mirënjohje speciale.
“Rrugës” kishte premierën botërore në Festivalin e Filmit të Kanës e njëkohësisht edhe filmi i dytë i Karahodës që mori pjesë në ngjarjen më të madhe kinematografike në botë, ndërsa premierën kombëtare do ta ketë gjatë edicionit të 23-të të Dokufest i cili do të mbahet nga 2-10 gusht në Prizren./express
ObserverKult
Lexo edhe: