Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”, duke lavdëruar rininë e Kosovës e institucionet e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit.
Ai është krenuar se nuk ka pasur asnjë incident.
“Për katër net Prishtina jonë ishte ndryshe. Emocion e kënaqësi me artistë të nivelit botëror. Rinia jonë më impresionoi edhe njëherë, me kulturën e pjekurinë e treguar. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës e asnjë incident i vetëm. Një rini e shoqëri shembull për gjithë botën.
Për organizimin e jashtëzakonshëm falënderoj menaxhmentin e Sunny Hill Festival dhe Dua Lipa për praninë dhe përkrahjen. Puna profesionale e Kosovo Police gjatë katër netëve ishte për çdo lavdatë.”, ka shkruar Rama.
ObserverKult
Lexo edhe: