Të pashë andërr
Sikur po ngjiteshim
Bashkë në nji mal të naltë.
Ti para
E unë pas teje
Si ai qingji sugar.
Kur u afruam
Me i dalë në majë
M’u duk sikur më the:
Ulu e pusho,
Merre shtruar,
Bjeri me ngadalë,
Ke kohë sa të duash
Deri sa të mbërrish në majë.
Unë ja dola
Tash po nis zbritjen
Pres të shihemi në parajsë.
Më pas
S’mbaj mend
Ti u zhduke pas malit
Apo dita e re kish nis me zbardhë.
ObserverKult
Lexo edhe: