Melankolia në shtator,
më thoshe se nuk më do më,
dhe kështu ndodhi që në shtator
buzëqeshja jote mori fund.
Fotografitë ndoshta pak të
zverdhura si gjethet që tashmë
kanë rënë, thjesht një kujtim
ndoshta pak i turbullt është
gjithçka që më ka mbetur nga ty.
Melankolia në shtator,
pyesja veten kur do të kthehesh.
Mos më prit në shtator,
ky është i fundit për mua.
Thjesht një kujtim ndoshta pak i turbullt është gjithçka që më ka mbetur nga ty.
Melankolia në shtator…
Përktheu: Shpendi Shakaj
ObserverKult
Lexo edhe:
LORENZO JOVANOTTI CHERUBINI: TY (A TE) TEKSTI I PËRKTHYER NË SHQIP DHE VIDEO