Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha”, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Korenë e Jugut

Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit ‘Cheonan World Dance Festival’.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit në Facebook, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

Në lidhje me këtë performancë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.

Ministri shprehet i lumtur për performancën e shkëlqyer të balerinëve shqiptarë.

“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan World Dance Festival”, kanë qenë fjalët e Çekut.

Muzika është realizuar nga Tish Daija, koreografia nga Panajot Kanaçi dhe kostumografia nga Vesa Kraja.

Trupa e Baletit të Kosovës ka realizuar tashmë disa shfaqje të veçanta nëpër vende të ndryshme të botës. 

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

SHFAQJA “TIME” E BALETIT KOMBËTAR TË KOSOVËS FITON ÇMIMIN E PARË NË FESTIVALIN “ALBANIAN DANCE COMPETITION…”