Një nga këngët më të mira romantike “Can’t Help Falling in Love” e Chris Isaak (teksti i përkthyer në shqip dhe video)

Chris Isaak: “Can’t Help Falling in Love”

S’mund të mos bie
në dashuri me ty.
Njerëzit e mençur thonë,
vetëm budallenjtë nxitojnë,
por unë s’mund të mos
bie në dashuri me ty
Të qëndroj?
Do të ishte mëkat
nëse nuk mund të mos
dashurohem me ty?

Ashtu si një lumë rrjedh
butësisht në det,
kështu shkon e dashura ime,
disa gjëra janë të shkruara
për të ndodhur.
Merr dorën time,
merr gjithë jetën time
sepse nuk mund të mos
dashurohem me ty…

Në shqip: Shpendi Shakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

DËGJOJENI KËNGËN E NJOHUR “FATI YNË, SHPRESË E MARRËZI” TË INTERPRETUAR NGA ALEKSANDËR GJOKA (TEKSTI DHE VIDEO)