Të premten, më 11 tetor, në Librarinë Dukagjini, në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00, promovohet libri më i ri i shkrimtarit Ag Apolloni “Sikur t’isha djall”.
“Kjo është një histori dashurie e rrëfyer nga goja e një djalli, ose e dikujt që shtiret sikur t ishte djall. Krahas dashurisë së dy të rinjve për njëri-tjetrin, tregohet edhe dashuria e tyre për Vjenën, ku kaluan ditë të paharrueshme. Me një stil ekspresionist, këtu flitet për komplekset dhe tabutë, ndërkohë që thyhen kufijtë mes realitetit dhe fantazisë, si dhe mes të vetëdijshmes, të nënvetëdijshmes dhe të pavetëdijshmes”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese Bard Books.
ObserverKult
lexo edhe: