Edi Rama: Kthimi i eshtrave të Fan Nolit në atdhe, proces jo i lehtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu përgjigj interesit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, mbi procesin e kthimit të eshtrave të Fan Nolit në atdhe.

Në takimin e zhvilluar në Nju-Jork, Rama theksoi se Fan Noli është Ati i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, themeluesi i Kishës Autoqefale etj., dhe nuk është e lehtë për t’i kthyer eshtrat në Shqipëri.

“Ne jemi në disa përpjekje për disa nga figurat kryesore tonat që i kanë eshtrat jashtë atdheut, por janë ca figura që besoj se edhe vendet që i kanë duan t’i mbajnë edhe për pjesën e tyre. Nuk është e lehtë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi”, tha Rama.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAN NOLI: ANËS LUMENJVE