Aishe Stari nga Durrësi erdhi në “Profil” me një rrëfim emocional për karrierën dhe jetën personale.
Sot në moshën 84-vjeçare ajo na tregon se si ëndërronte që e vogël të bëhej aviatore ose aktore…ëndrra të mëdha për kohën sidomos për gratë.
Përtej paragjykimeve të kohës Aishja u bë pjesë e “Estradës së Durrësit”, punoi si deputete në dy mandate por sot e zhgënjyer flet për gazetaren Greta Topjana për regresin e teatrit dhe kulturës.
Ajo thekson se diskutimet dhe vlerësimet mbi artin e kulturën duhet të jenë realiste dhe të mos shihen me syrin partiak.
“Unë nuk i kuptoj ca gjëra, çfarë vështirësih mund të më nxirrte mua komunizmi? Kur në atë kohë estrada jonë dhe teatri jonë ka lulëzuar më shumë sesa sot, që nuk është komunizmi, është demokracia. Ku për fat, estradën që e patëm për kaq vjet dhe lulëzoi, sot nuk ke estradë as në Tiranë, as në Durrës dhe nuk e di ku mumd të letë ndonjë estradë qorre. Prandaj njerëzit kur bëjnë diskutimet dhe vlerësimet duhet të jenë realist, të mos i shohin gjërat me syrin partiak”, u shpreh Aishja.
Aishja tregon se në vitet e kaluara, kultura kishte një vend të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe artistike të vendit./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe: