Në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit”- çmimi kryesor “Unaza e Katit” iu nda Vera Grabockës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Zym të Hasit u mbajt edicioni i 53-të i “Takimeve të Gjeçovit,” për të nderuar 150-vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, një nga figurat kyçe të kulturës sonë kombëtare.

Sipas njoftimit të MKRS-së, çmimi kryesor “Unaza e Katit” iu nda regjisores Vera Grabocka, ndërsa u zhvilluan edhe aktivitete të shumta si ekspozita e artistit Liman Cakaj, “Ditët e Diasporës” dhe “Festivali i Bukës,” duke kremtuar traditat lokale.

I pranishëm në këtë manifestim që bashkon artin, kulturën dhe historinë shqiptare ishte edhe ministri Hajrulla Çeku.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS U DHURON MBI 30 BIBLIOTEKAVE RRETH 600 TITUJ TË LIBRAVE