Veliaj uron aktorin me rastin e ditëlindjes: Jetë të gjatë i dashur Robert Ndrenika! Të duam shumë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi aktorin e madh, Robert Ndrenika me rastin e ditëlindjes.

Duke i uruar ditëlindjen ikonës së teatrit dhe të kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika, Veliaj shpreh edhe mirënjohjen.

“Jetë të gjatë i dashur Robert Ndrenika! Të duam shumë!”, shprehet Veliaj.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 janar 1942. Ka qenë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”./ATSH