“Goca e Kaçanikut” është opera që do të shfaqet premierë në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë më 25 nëntor. Kjo vepër u vu fillimisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku dhe pati një sukses të madh.
Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, muzikanti Hektor Leka dhe regjisori Nikolin Gurakuqi kanë ndarë emocionet e shfaqjes.
Leka ka theksuar se kjo shfaqje e vendosur në Gjakovë, bëri që t’i vinte për herë të parë një ftesë në Tiranë.
“Ishte sukses i madh dhe ne nuk e prisnim kaq shumë sukses të madh. Biletat jo vetëm që u shitën të gjitha, por hynë shumë persona që u ulën nëpër shkallë. Treguan kulturën karakteristike dhe kot thonë që nuk kanë kulturë operistike. Shfaqja u prit me brohoritje dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Gurakuqi.
“Për mua ishte hera e parë që kam shkelur në atë skenë. Nuk kam pasur ftesë as nga Teatri në Tiranë. Nuk më ka thirrur njëri, pasi nuk kam pasur kontakte. Është hera e parë për mua që vij tani, në moshën 53 vjeç.
Në pikëpamjen operistike është një nga veprat më të dëgjuara, që kam dëgjuar. Është shumë muzikale dhe për publikun që nuk e frekuenton operën”, tha Leka./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
OPERA “GOCA E KAÇANIKUT” NË SKENË PAS 45 VITESH, BASHKON PRISHTINËN, SHKUPIN E TIRANËN