Jepini trupit vetëm atë që është e domosdoshme! Mbani vëmendjen te shpirti!

seneka

Jeta e pastër është si një trup i shëndoshë. Jepini trupit vetëm atë që është e domosdoshme për të gëzuar shëndet të plotë.
Kaliteni, në mënyrë që të përmbushë dëshirat e zemrës.
Ushqejeni sa të qetësojë urinë, jepini të pijë sa të shuajë etjen, visheni sa ta ruani nga të ftohtit, strehojeni për ta mbrojtur nga rrebeshet. Nuk ka asnjë rëndësi se si është e ndërtuar streha, me baltë apo me mermer të ardhur nga jashtë.
Një shtëpi e gurtë e mbron njeriun po aq mirë sa edhe një shtëpi e artë. Mos i përfillni zbukurimet që kërkojnë përpjekje të tepërta.
Mos harroni se vetëm shpirti është i denjë për admirim dhe se, kur ai është i madh, nuk mund të gjendet një barasvlerës i madhështisë së tij.

Seneka: Letra për Lucilin

(marrë nga muri i Beti Njumës)

ObserverKult