Dashuria shkakton ndjesi të këndshme kur na infekton dhe shkakton dhimbje kur shërohemi

ObserverKult ua sjell disa thënie të sociologut italian, Paolo Crepet:

Të bësh vlen më shumë se të mendosh.

Një shuplakë mund t’i shpëtojë edhe prindit më të dalluar, por megjithatë, ajo tregon paaftësinë tonë për të kuptuar dhe edukuar.

Nëse dashurohemi para njohjes së dashurisë ndaj vetvetes, do të shkojmë drejt trishtimit dhe poshtërimit.

Dinjiteti dhe vetvlerësimi ecin me të njëjtin hap.

Liria kushton shtrenjtë, skllavëria edhe më tepër.

Dashuria vepron si një sëmundje por funksionon në të kundërt: shkakton ndjesi të këndshme kur na infekton dhe shkakton dhimbje kur shërohemi.

ObserverKult