“Lehja e tmerrshme”, poezi nga Jim Morrison

Çakall, po i nuhasim mbijetuesit e karavaneve.
Po i korrim të lashtat e përgjakshme në fushat e luftës.
Mishi i cilësdo kufomë i bën mirë barqeve tona bosh.
Uria na shtyn të ndjekim erën kundërmuese.
O i huaj, o udhëtar,
Vështroji sytë tanë dhe sqaroje
lehjen e tmerrshme të qenve të lashtë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: NJË LETËR PËR XHEVDET BAJRAJN