Rozana Radi dhe Sany Dimitri janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga e tyre “Akoma“ mori kupën e fitores duke grumbulluar 1452 pikë.
Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe të tretin nga Ronela Hajati.
Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.
Rozana Radi u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.
“Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën”, tha Rozana Radi
Kënga “Më Fort” e Eneda Tarifës, u rendit e dyta në këtë festival.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe të rikonfirmosh që këngët e tua janë aty, ti je aty, vazhdon fort punon, për të lënë gjurmë në muzikën shqiptare”, u shpreh Eneda Tarifa.
Ronela Hajati me këngën “Labirint”, u vlerësua me çmimin e tretë.
“Faleminderit të gjithëve ata që më kanë mbështetur. Unë jam shumë e lumtur, sepse kënga është bërë hit”, tha Ronela Hajati.
Teksti i Këngës fituese Akoma të kënduar nga dueti Rozana Radi dhe Sany Dimitri
(Producent: Kledi Bahiti & Valter Beqo
Teksti: Rozana Radi & Sany Dimitri )
ROZANA:
Se do t’i mbyll, gjithë dyert sot.
Se puthjen tënde, dua që ta ruaj fort.
Ndalo një çast,
E m’i lexo,
Gjithë dëshpërimet,
E jetës sime…
SANY:
Να ξαναρθώ θέλω πάλι να ξαναρθώ
(Dua të kthehem prap tek ti të vi)
Να ‘μαι κοντά σου
(Të jem pranë teje)
Στην αγκαλιά σου
(Të t’kem pranë meje)
Να ξαναρθώ γιατί άλλο δεν μπορώ
(Dua të kthehem se nuk mundem më tani)
Να ζω μακριά σου
(Të mbaj larg meje )
_________________________________
REFRENI:
A ka akoma?
Një vend për ne akoma?
Akoma me ma fal’,
Akoma me mbet’ gjallë,
Më jep një shans, akoma.
Σε θέλω ακόμα
(Të dua akoma)
Είσαι μέσα στην καρδιά μου ακόμα
( Të kam pikë në zemër ty akoma)
Ακόμα μια φορά
( Akoma dhe një herë )
Χτυπάει η καρδιά
( Më vrit por mos më ler )
Σ’ αγαπάω ακόμα
( Se të dua akoma )
ROZANA:
Ku do ta gjesh, ti një, si unë,
Që si e çmendur të bërtet
“TË DUA SHUMË.”
Ndalo një çast,
E m’i lexo,
Gjithë dëshpërimet
E jetës sime.
SANY:
Να ξαναρθώ θέλω πάλι να ξαναρθώ
(Dua të kthehem prap tek ti )
Ζωή σαν ψέμα
( Jeta gënjeshtër )
Όλα σπασμένα
( Gjithcka më theu )
Να ξαναρθώ γιατί μπορεί να τρελαθώ
( Dua të kthehem prap tek ti )
Χωρίς εσένα
( Pa ty po çmëndem. )
REFRENI:
A ka akoma?
Një vend për ne akoma?
Akoma me ma fal’.
Akoma me mbet’ gjallë.
Më jep një shans, akoma.
Σε θέλω ακόμα
(Të dua akoma)
Είσαι μέσα στην καρδιά μου ακόμα
( Të kam pikë në zemër ty akoma)
Ακόμα μια φορά
( Akoma dhe një herë )
Χτυπάει η καρδιά
( Më vrit por mos më ler )
Σ’ αγαπάω ακόμα
( Se të dua akoma )
REFRENI:
Σε θέλω ακόμα
( Të dua akoma )
Είσαι μέσα στην καρδιά μου ακόμα
( Të kam pikë në zemër ty akoma)
Akoma me ma fal’.
Akoma me mbet’ gjallë.
Σ’ αγαπάω ακόμα
( Se të dua akoma)
ObserverKult